HomeShowbiz

Edhe pse është akuzuar për mashtrim financiar, Kylie Jenner harxhon miliona dollarë për prona

Kylie Jenner është në qëndër të medias rozë për shkak të akuzave që revista Forbes i ka hedhur.

Kjo e fundit akuzon 22 vjeçaren se ka mashtruar për pasurinë e saj, duke u shprehur se është miliardere kur në fakt ka më pak secc ka deklaruar.
Mirëpo Kylie nuk duket se është shqetësuar nga këto akuza të ngritura pasi po harxhon shuma të mëdha për prona dhe avionë privatë.

Kylie thuhet se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë muajt e fundit.

Para pandemisë ajo ka blerë një avion të Global Express, për të cilin ka paguar 50 deri 70 milionë euro, si dhe ka shpenzuar miliona dollarë vetëm për ditëlindjen e Stormit.

Krijuesja e Kylie Cosmetics ka blerë gjithashtu edhe një vilë në Holmby Hills për rreth 36.5 milionë dollarë në prill.

Ajo po ashtu ka blerë një pronë në Hidden HIlls për 12 milionë dollarë në të cilën mendon të ndërtojë një objekt me 15 milionë dollarë vlerë.


TË NGJASHME