HomeLajmi i Fundit

Edhe pse në pension, mjekja del në punë në këtë situatë të vështirë/ Reagon Meta

Edhe pse prej vitesh në pension, mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, po vazhdon të shërbejë me përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit. Mbrëmë ajo ka njoftuar ardhjen në jetë të një bebi. Pas këtij rasti presidenti i vendit Ilir Meta me një postim në Facebook e ka quajtur këtë një shembull të madh profesionalizmi.

Kreu i shtetit ka postuar foton e saj dhe shkruan se “Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ”

Postimi i Metës

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur! 
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! 
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!