HomePolitikë

Edi Rama e merr seriozisht opozitën e re, ata ngatërrojnë vendet ku ulen

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kuvend, i cili është rrethuar nga protestuesit e opozitës.

Rama i kujtoi Bashën 17 Majin e dy viteve më parë, teksa tha se nga një qeveri pa Edi Ramën, PD hyri vetë në qeveri me marrjen e disa prej ministrive më të rëndësishme në vend.

Rama duket se ka marrë mjaft seriozisht dhe opozitën e re që ka përballë me vetëm 4 deputetë, të renditur në fundin e listave. 4 përfaqësuesit e LSI kanë ngatërruar dhe vendet, duke u ulur në karriget e PD-së, ku qëndronte dhe vetë Lulzim Basha.

Rama: Do shkoj matanë vendit për ti shpjeguar publikut të vendit fqinj se ato pamje që kanë transmetuar nuk është një protestë popullore. Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim vetëvrases i udhëheqjes së opozitës.

Është një sezon i ri i serialit të vjetër, të gjithë ju që jeni këtu e mbani mend atë që ndodhi dy vite më parë, me çadrën që nisi udhëtimin për të ndërtuar një republikë të re, me kushtin e panegociueshëm pa Edi Ramën kryeministër, me pretendimin për të pasur zgjedhje sipas dëshirës të atyre që sot janë larguar nga ky Kuvend.

Ju e mbani mend mirë që ne vumë interesin e vendit përpara, dhe bëmë një hap të pandodhur më parë në histori, duke i dhënë opozitës të gjitha dikasteret që kërkuan.

Morën për herë të parë kryetarin e KQZ dhe kishin shumicën në KQZ dhe për hërë të parë nuk pati asnjë ankesë në kolegjin zgjedhor. Pse i bëmë këto? Kush fiton qeveris, kush humbet pranon rezultatin. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet se pas zgjedhjeve pati një periudhë qetësie të plotë ku askush nuk kundërshtoi rezultatin.

Kemi pasur opozitë një grusht njerëzish pa nivel, sot jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar. Një pjesë tjetër e opozitës po zgjedhin të vinë në paralment. Ështe e drejta e tyre. Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë, është pyetje që duhet tua bejnë zgjedhësve të tyre, mandatet tona nuk janë letra bixhozi.

‘’Është zgjedhja e tyre por lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë Partisë Socialiste dhe qëverisë, preket Shqipëria, se e tha bukur Saimir Pirgu që me duhet 200 koncerte për të hequr pamjet e gomës se djegur. Ato pamje rikthejnë fantazëm e një Shqiperie të vjetër që është në kaos, si i bëhet. Ne vazhdojmë me edhe më shumë vëmendje dhe përkushtim punën tonë. Nuk është bërë njëherë një debat për një temë që i intereson publikut.

Është folur vetëm për taksat, sot shumica jonë është kompakte dhe e fortë. Mbase është koha që ata nuk janë e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje. Ka te tjerë që kanë ardhur sot dhe të tjerë që do vijnë. Jemi gjithmonë të gatshëm të flasim, të dialogojmë për gjithccka por nuk jemi gati të negociojmë ndryshimin e siistemit ku njërezit zgjedhin. Ne nuk e negociojmë me askënd mandatin e qytetarëve”, u shpreh Rama më tej në fjalën e tij./faxweb.al


TË NGJASHME