HomeShowbiz

Edi Rama publikon foton më të bukur të djemve për 5-vjetorin e Zahos

Më i vogli në familjen Rama, Zaho, festoi 5-vjetorin e lindjes. Sigurisht që vogëlushi është më i përkëdheluri i shtëpisë, ndaj edhe 25 korriku është shumë special për kryeministrin dhe gjithë familjen. Për të treguar se si e kanë festuar ata ditëlindjen e Zahos, Edi Rama ka publikuar imazhin më të bukur të vogëlushit me vëllain e tij të madh, Greg. Kryeministri ka postuar në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’ një foto shumë të veçantë të dy vëllezërve, në të cilën Zaho shihet i lyer në fytyrë si ‘Spiderman’ dhe i ulur në prehrin e Greg. Rama ka vënë në dukje faktin se mes tyre ka 25 vite diferencë, diçka që mesa duket nuk ndikon aspak në lidhjen mes Greg dhe Zahos. “Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”, ka shkruar kryeministri në foton e publikuar.


TË NGJASHME