HomePolitikë

Edi Rama / Shqipëria rezervon vaksinën kundër Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka informuar se qeveria shqiptare ka bërë rezervim për vaksinën e COVID-19 kur ajo të dalë.

Lajmin Rama e dha gjatë një takimi me mjekët e infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë.

Rama ndërkohë thashethemet për çipa në vaksinë i ka quajtur fantazit të çmendura të ‘kompetentëve’ në Facebook.

”Kemi dhe hapjen e shkollave. Fëmijët janë transmetuesë, nuk janë të imunizuar. Kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, mos tako, mos përqafo, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur. Tani duhet t’i themi komplet të kundërtat në shkollë. Ajo që vlen të thuhet është që nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur. E di shumë mirë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministren, se çfarë është bërë kur vjen gripi i stinës. Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës. Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm.

Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.”- tha Rama.


TË NGJASHME