HomeSport

Edi Reja e nis në sulm, në Islandë kërkohet fitore

Kombëtarja shqiptare, ditën e nesërme, do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Islandës. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Edy Reja dhe pikërisht tekniku italian, kërkon ta nisi në mënyrën më të mirë të mundhsme aventurën nën drejtimin e Shqipërisë. Përfaqësuesja shqiptare, i ka dhënë dorën e fundit edhe fazës përgatitore, të cilën e zhvilloi në Durrës dhe Frankfurt të Gjermanisë. Tekniku shqiptar, ka ndërmend të vazhdojë me skemën e preferuar dhe kërkon me çdo kusht një rezultat pozitiv.


Reja i ka idetë e qarta për këtë ndeshje dhe ka besim të plotë se me futbollistët e përzgjedhur, skema 3-5-2 do të funksionojë në mënyrë perfekte. Madje edhe lojtarët që pritet të startojnë ndeshjen duket se janë zgjedhur nga tekniku italian. Ertrit Berisha, pritet të jetë gardiani i portës, pas dëtimit të Thomas Strakoshës. Në repartin defensiv, Ismajlit dhe Dermakut janë të konfirmuar, ndërkohë e vetmja dilemë është se kush do të zëvendësojë Gjimshitin e dëmtuar, Veseli apo Mihaj.


Aliji dhe Hysaj kanë detyrën më të vështirë, pasi me modulin 3-5-2, dy lojtarët e krahut duhet të sakrifikojnë shumë për të qenë aktivë në dy fazat e lojës. Regjia do t’i besohet eksperiencës së Bashës, ndërsa më përpara në mesfushë, Xhaka dhe Kaçe janë të zgjedhurit në formacion. Sa i përket sulmit me dy, nga minuta e parë në fushën e lojës pritet të zbresin Balaj dhe Cikalleshi.


TË NGJASHME