HomeSport

Edi Reja rrëfehet për herë të parë: Si më bindi Rama për drejtimin e Kombëtares

Edi Reja, i cili pak kohë më parë u emërua trajner i Kombëtares Shqiptare ka dhënë një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, ku ka folur për arsyen përse pranoi ftesën e Dukës, por edhe të Edi Ramës për të qenë në krye të Kombëtares.

Pjesë nga intervista:

Si ju bindi Shqipëria?

Presidenti Duka më telefonoi dhe më pyeti për plane duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.

Çfarë të kërkuan?

Të bëja mirë, të provojmë kualifikimin për në Euro 2020. Përjashto Francën, mendoj se mund të jemi konkurrues më të gjithë, përfshi këtu edhe Turqinë. Do të provojmë gjithçka, respekt për të gjithë, frikë askënd. Kam folur me lojtarët janë të vetëdijshëm. Më duket se ka hormoni. Kur zbresin në fushë janë krenar. E ndjejnë Kombëtaren që përfaqësojnë, disa herë janë aq shumë të karikuar sa duket sikur do dalin nga binarët, edhe në stërvitje.


TË NGJASHME