HomeSport

Edy Reja nuk dorëzohet edhe ndaj Moldavisë, luajmë me dy sulmues

Ditën e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sfidën e radhës kundër Moldavisë, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2020“. Pas asaj humbjeje kundër Islandës dhe një udhëtimi sfilitës, lojtarët e kombëtares, janë angazhuar sërish në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e radhës. Kundër Moldavisë, tekniku italian Reja duhet me patjetër të gjejë një zgjidhje dhe të arrijë një rezultat pozitiv. Në të kundërt, jo vetëm që shanset për kualifikim e Shqipërisë do të zvogëloheshin ndjeshëm, por edhe dyshimet nëse Edy Reja është afrimi i duhur pas largimit të Panuccit do të rriteshin shumë.


Në ndeshjen e zhvilluar në Reykjavík, trajneri Reja u mundua të inkuadrojë mënyrën e tij të lojës, duke vendosur skemën 3-5-2. Edhe pse nuk u arrit një rezultat pozitiv, në lojën e kombëtares u vunë re shumë ndryshime pozitive. Në pjesën e dytë, futbollistët treguan grintë dhe dëshirë për të evituar humbjen edhe pse një gjë e tillë nuk u arrit, kjo mund të jetë një pikë rinisje për teknikun italian.


Edhe lojtarët e kombëtares e pëlqejnë këtë skemë, bazuar në deklaratat e tyre pas ndeshjes me Islandën. Gjithsesi, diçka duhet të ndryshojë, me 1 apo edhe me 2 sulmues, tekniku Reja duhet patjetër të ndryshojë diçka, sidomos në mbrojtje. Goli i pësuar në
Reykjavík është një sinjal alarmi dhe rikthen fantazmat e së shkuarës.


TË NGJASHME