HomeShowbiz

Efehan 1 muajsh, Almeda publikon foton e ëmbël

Bukuroshja Almeda Abazi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj të këtij viti. Së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman, vendosën ta quajë djalin Efehan.

Ndërkohë që sot vogëlushi bën një muajsh, Almeda ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku imazhi i vogëlushit është tepër i qartë.

“1-muajsh”, ka shkruar bukuroshja krah postimit të saj në të cilin nuk kanë munguar komentet tepër pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e afërt të Almedës.


TË NGJASHME