HomeSociale

Efeket e koronavirusit, paralajmëron Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka njoftuar se “Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”.

“Për momentin, askush nuk bën dot parashikime të sakta për muajt korrik dhe gusht. Do të na duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, ndoshta deri vitin që vjen”, është shprehur ajo për gazetën Bild.

Vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërohen nga Parisi zyrtar që t’i mbajnë kufijtë të mbyllura deri në shtator.

Franca vetë u tha liderëve të BE-së këtë fundjavë që t’i mbajnë kontrollet e rrepta kufitare në fuqi e pakta deri në 30 tetor. Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar hapur që kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit të mos hapen pa kaluar shtatori.

K.S/GoaNews


TË NGJASHME