HomeE Jona

Efektet e kafesë në organizmin e njeriut

Kafeja është pija më e dashur për të gjithë, sidomos në mëngjes. Ajo përmban kafeinë dhe na ndihmon që të jemi më energjikë. Shumica nga ne nuk mundet edhe të punojnë nëse nuk e pinë një kafe në mëngjes. 
Por çfarë ndodh me trurin tonë dhe të gjithë trupin kur marrim kafeinë? 
Kafeina përmirëson gjendjen tonë shpirtërore, stabilizon përqendrimin dhe ul oreksin. Efektet zgjasin për disa orë pas konsumimit. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. 

Këto janë efektet më specifike të kafeinës:

Efekti i kafeinës në tru
Mund të përmirësojë kujtesën, përmirëson përqendrimin dhe largon gjumin. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë.

Efekti i kafeinës në stomak 
Ndërsa ekzistojnë shumë efekte pozitive të aktivitetit të kafeinës në tru, stomaku është diçka ndryshe. Ndërsa kafeina ngre nivelin e acidit, mund të shkaktojë urth. Përveç kësaj, zvogëlon oreksin.

Efekti i kafeinës në qarkullimin e gjakut 
Kafeina rrit presionin e gjakut, por ekspertët thonë se këto nuk janë nivele të larta për t’u shqetësuar. Një kafe, nuk mund të shkaktojë dëme te njerëzit e rritur.