HomeShowbiz

Efi i hap zemrën Mevlanit, i tregon tradhtinë që i është bërë

Puntata e djeshme në Përputhen transmetoi takimin midis Efit dhe Mevlanit. Ata kanë zhvilluar një bisedë të këndshme dhe kanë folur edhe për dashurinë duke e lidhur me të shkuarën.

Mevlani ka shprehur se është dashuruar vetëm 1 herë, ndërsa Efi ka thënë se është dashuruar 2 herë. Ajo tregoi se për njërin nuk ka asnjë lloj ndjesie, ndërsa për tjetrin ka ngelur respekti dhe e kujton me respekt.

Kur është pyetur në studio nga Bora, se përse nuk ka asnjë lloj respekti për personin Efi ka shprehur se është tradhtuar.

“Jam tradhtuar. Më ka munguar ai respekti! Ndërsa lidhja tjetër mbaroi , sepse nuk u përputhën karakteret, nuk shkoi siç duhet jo për mungesë respekti. Kur më kanë tradhtuar kam qenë e vogël dhe nuk i kuptoja gjërat mirë. E kam falur disa herë, sepse e shihja si diçka që hë se nuk do e bëj më, nuk e merrja si mos respekt ndaj meje. E lidh dhe me faktin që e kam dashur, por më shumë me moshën që se kam kuptuar“.- tregoi ajo.


TË NGJASHME