HomeShowbiz

Efi pjesë e emisionit të ri të Olsa Muhametit, ja detaji që u vu re

Programi “Too hot to handle” do të jetë projekti më i ri i autores Olsa Muhameti që do të transmetohet në Top Channel. Edhe pse nuk janë zbuluar ende detajet e këtij emisioni, njerëzit janë kuriozë të kuptojnë më shumë për sa i përket formatit dhe konkurrentëve. Dhe lidhur me këtë të fundit mund të themi se e kemi gjetur konkurenten e parë dhe ajo është Efi Dhedhes.

Si pjesëmarrëse në PërPuthen, Efi ja ka dalë të marrë mjaftueshëm vëmendje ndaj edhe ky detaj nuk mund të shpëtonte pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

E veshur me bikini që i nxjerrin linjat perfekte, ish konkurentja ka postuar një foto në instagram krahas së cilës shkruan “Too hot to handle”.

Nuk dihet ende nëse shkrimi ishte një rastësi apo Ifigjenia po na paralajmëron për lëvizjen e saj të rradhës në televizion. Kujtojmë se ajo doli vetëm nga Për’Puthen dhe mbase kjo mundësi do e ndihmojë edhe një herë të kërkojë për dashurinë e jetës.


TË NGJASHME