HomeLajmi i Fundit

Egje, anija shqiptare shpëton 111 persona

Ka qenë një natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje, njofton ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ne rrjetet sociale, pasi 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.