HomePolitikë

Egjipt, forcat e sigurisë vrasin 14 militantë

Ministria e Brendshme në Egjipt ka njoftuar se forcat e sigurisë egjiptiane vranë 14 militantë të dyshuar për sulmin në një pikë kontrolli policor në veri të gadishullit të Sinai.

Nga ky sulm mbetën të vrarë edhe tetë oficerë policie, çka bëri që numri i militantëve të vrarë pas sulmit në qytetin e Al Arish të shkojë në 19. Përgjegjësia për sulmin u mor nga Shteti islamik.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se forcat e sigurisë zbuluan militantët, të cilët më pas u arratisën në një shtëpi të braktisur në Al Arish.

“Forcat e sigurisë i rrethuan dhe hapën zjarr. Në përplasje, 14 militantë u vranë “, thuhet në deklaratë.

Gjatë këtij aksioni, forcat e sigurisë gjetën 14 pushkë automatike, tre pajisje shpërthyese dhe dy xhaketa për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.


TË NGJASHME