Kosovë

Egjipti gati të tërheq njohjen për Kosovën

Egjipti, një nga vendet me influencë të madhe në botën arabe mund ta
tërheqë njohjen për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Kështu bëhet e ditur në një lajm të medias serbe Vecernje Novosti që i
referohet deklarimeve të zyrtarëve serbë.
Lufta diplomatike e Serbisë në raport me Kosovën nuk është ndaluar
asnjëherë. Serbia pos që vazhdon lobimin për mosnjohjen e Kosovës e ka
zgjeruar atë edhe në inäuencimin e shteteve që tashmë e kanë njohur
Kosovën që t’i tërheqin njohjet.
Sipas Novostit ndryshimi i udhëheqësve të Egjiptit ka sjellur edhe ndryshim
të politikave ndërkombëtare dhe tani ky shtet do ta rishqyrtojë njohjen për
Kosovën.
Arsye e tërheqjes së njohjes sipas të njëjtit artikull është edhe fakti se
Egjipti e Kosova nuk kanë zhvilluar fare raporte diplomatike dhe
marrëdhëniet i kanë në nivele tepër të ulëta.

Related posts

Mitrovicë, rritet numri i policëve të plagosur të Kosovës

Klaudia gotanews

Mustafa kundër mini-Shengenit ballkanik

Mila

Sa do të jenë pagat me ligjin e ri?! Nga presidenti tek ministrat

Mila
Na Kontaktoni!