HomeShowbiz

Eh c’bën karantina, Anxhelina Hadërgjonaj zbulon hallin e madh që ka

Anxhelina Hadërgjonaj është një prej femrave më seksi të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja dhe modelja prej vitesh është vendosur në Amerikë, ku vazhdon të jetën e saj. E vendosur shpeshherë në qendër të vëmendjes, për shkak të projekteve muzikore apo edhe për lidhjen e saj Fatmir Hysenbelliun, tashmë Anxhelina ja ka “marrë dorën” se si të jetë gjithmonë në qendër të gjithçkaje.

Së fundmi, e vendosur në karantinë, modelja ka qenë shumë aktive duke postuar në rrjetet socilae fotgrafi nga më të ndryshmet. Duhet ta pranojmë që ajo është në superfomrë dhe foto e saj janë përvëluese.

Si të gjithë personat e vetë-izoluar edhe Anxhelina ka hasur në një problem që do ta shoqërojë edhe në ditët e pas karantinës.

“Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, aq më e vështirë do të jetë rikthimi në një shoqëri ku kërkohen pantallona”, shkruan në postimin e saj Anxhelina.

Epo nuk thonë kotë: “Halle halle kjo dynja”.


TË NGJASHME