HomeShowbiz

Eh dashuria! Rita Ora flet për herë të parë për të metën më të madhe që ka

Rita Ora është një nga këngëtaret më të preferuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën.

Ka lindur në Kosovë para se të shkojë në Britaninë e Madhe si fëmijë. Ajo fitoi famë pas nxjerrjes në shitje të albumit debutues, në vitin 2012.

Rita Ora ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë për jetën e saj private dhe raportin shoqëror me Princin Harry.

E pyetur për lidhjet e saj nga “Marie Claire”, pasi i dha fund romancës me Andrew Garfield, këngëtarja shqiptare tregoi të metën e saj më të madhe dhe e dini kush është? Dashuron shumë!

Image result for Rita Ora marie claire

“Njerëzit duan të dinë për jetën time personale, dhe unë e kam pranuar këtë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se ka qenë për një farë kohe.

“Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjithmonë. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter, ‘Përpiquni të mos dashurohesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë!’ Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”.

Image result for Rita Ora marie claire

Por çfarë bën Rita kur ndihet vetëm? Epo ajo tregoi se fle me mamin!

Këngëtarja tregoi se i kërkon të ëmës të vijë të flejë në shtëpinë e saj, pasi i pëlqen të përkëdhelet si një fëmijë i vogël edhe pse tashmë është e rritur:

Image result for Rita Ora marie claire

“I kërkoj nënës sime të qëndroj në shtëpinë time gjatë gjithë kohës. Duke pasur nënën time aty ndihem e sigurt dhe i kujtoj vetes për të mos u ndjerë e gjykuar. Dhe më pëlqen që mamaja ime më bën ushqim gjithashtu. Më pëlqen të kujdesen për mua, edhe pse jam, e rritur”!

Po miqësia me Princin Harry?


“Sa herë që e shohim njëri-tjetrin, gjithmonë befasohem se sa shumë kujton ai nga bisedat e tjera që kemi pasur. Sepse ai takon kaq shumë njerëz, por ai dëgjon”.



TË NGJASHME