HomeSport

Ekipet e mëdha të futbollit që po preken nga Covid-19

football-coronavirus

Koronavirusi i ri, Covid-19, nuk njeh kombësi, profesion apo status social. Futbollistët dhe stafi i ekipeve të njohura europiane si Juventus dhe Olimpiakos janë emrat e mëdhejnë që po preken në mënyrë direkte nga kjo pandemi, tashmë globale.

Daniele Rugani është lojtari i klubit të qytetit të Torinos, Juventus dhe bëhet futbollisti i parë italian në Seria A, i infektuar me koronavirusin Covid-19. Përfaqesues së klubit të Juventus deklaruan dje se futbollisti u testa dje dhe rezultoi pozitiv me Covid-19. Si pasojë, që sot, ekipi do futet në vetë-karantinim vullnetarë, duke pezulluar kështu stërvitje vetëm disa ditë para ndëshjes së Champions League kundra Lionit. Si pasoje e këtij zhvillimi edhe ylli Kristiano Ronaldo është vetë karantinuar.

Po ashtu ekipi i qytetit të Milanos, Inter, ka deklaruar : “”Inter njofton se, pas njoftimit të Juventusit në lidhje me rezultatin pozitiv e lojtarit Daniele Rugani me COVID-19, të gjitha aktivitetet janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm. Klubi po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme .”

 Interi luajti kundër Juventusit mbrëmjen e së dielës, ndeshje e vlefshme për kampionatin italian e cila u fitua nga Juventusi me rezultatin 2-0.

Pronari i ekipit grek të Olimpiakos ka rezultuar pozitiv me Covid -19 dhe kjo ka vënë në alarmë jo vetëm ekipin e Olimpiakos por edhe ekipin londinez të Arsenal. Evangelos Marinakis, ka pasur kontakt me stafin e klubit të Arsenalit 13 ditë më parë. Ekipi ka evidentuar dhe karantinuar të gjithë personat e kontaktit dhe ndeshja midis Manchester City – Arsenal, e vlefshme për kampionatin anglez Premier League, është shtyrë deri në një vendim të dytë.

Koronavirusi në një shpejtësi të madhe po paralizon çdo aktivitet në çdo vënd dhe natyrisht futbolli nuk është imun ndaj tij.


TË NGJASHME