HomeSport

Ekipi i përgjysmuar, vazhdojnë largimet nga Flamurtari

Flamurtari i këtij sezoni është ekipi më i dobët në historinë e Vlorës. Të renditur në vendin e fundit me gjashtë pikë, kuqezinjtë e shohin veten një kategori më poshtë ndaj kanë marrë edhe masat e duhura. Në ekip është afruar trajneri Marcelo Troisi, që më herët ka pasur eksperienca në Kategorinë Superiore. Vlonjatët janë të grumbulluar dhe po zhvillojnë pa shumë zhurmë fazën e përgatitjeve, me qëllim që java e ardhshme (atëherë kur rinis kampionati) t’i gjejë në formën e duhur.

Të besuarit e Marcelo Troisit sa vijnë e rrudhen, me Flamurtarin që e sheh veten në një eksod të vërtetë këtë merkato. Veç 10 largimeve të mëparshme, mësohet se së fundmi nga grupi është larguar edhe mbrojtësi Mateo Qarri. 20 vjeçari ka zgjidhur me konsensur kontratën, duke qenë një lojtar i lirë për të ardhmen. Qarri zhvilloi 6 ndeshje fazën e parë me Flamurtarin, duke koleksionuar 403 minuta. Vlonjatët kanë afruar disa lojtarë të rinj, që kanë pak ose aspak eksperiencë në Superligë.


TË NGJASHME