HomeSport

Ekipi kosovar i karatesë nuk lejohet të hyjë në Serbi

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë së Serbisë, të cilën e drejton Marko Gjuriq, tha dje (e martë) se është marr vendim që gjatë Kampionatit Evropian të Karatesë, i cili mbahet në Novi Sad, prej 10 deri më 13 maj, “Kosova nuk guxon që t’i shpërfaqë simbolet e saj”.

Sot, në kufi ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

“Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës/zeri.info


TË NGJASHME