HomeShowbiz

Ekipi mjekësor shqiptar në Itali, mesazh falenderimi edhe nga Sharon Stone

Ekipi prej 30 mjekësh e infermierësh që mbërritën në Itali nga Shqipëria, për të ndihmuar në situatën e vështirë të krijuar në shtetin fqinj nga koronavirusi, bëri bujë të madhe.

Edhe aktorja e madhe e Holliwood, Sharon Stone ka bërë një postim falenderues në lidhje me këtë gjest human të mjekëve shqiptarë.

Aktorja ka shpërndarë në instastory një foto kuptimplotë për të dy popujt. Foton e eksodit të madh të shqiptarëve të para 30 viteve kur Italia na priti e na strehoi. Bashkëngjitur me foton aktorja shkruan:

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon mjkë dhe infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit nga zemra Shqipërisë.”


TË NGJASHME