HomeSport

Ekipi modest bën ofertën e padëgjuar për të blerë Cristiano Ronaldon, përgjigjet Man. United

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United dhe nuk janë të pakta skuadrat që duan ta kenë yllin portugez në ekip! Një prej tyre është Cl Claxwick e cila ofron… 20 dele! Në fjalën transferim, paraja luan rolin më të rëndësishëm dhe vendimtar, por jo në këtë rast megjithëse duhet ta pranojmë që edhe delet vlejnë…

Skuadra CI Claxwick, nga Ishujt Faroe, po ofron 20 delet e saj më të mira për Manchester United që epiki t’i japë “PO”-në për Cristiano Ronaldon, ama thuhet se klubi anglez e ka kundërshtuar këtë transferim.

Ndonëse një “Po” nuk e marrin dot, ekipi Cl Claxwick arriti të bëjë xhiron e botës me këtë ofertë të veçantë dhe personi që e ka shpikur këtë ide mund ta shtojë me krenari në rezymenë e tij./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME