Ekonomi Lajme

Ekonomia/ INSTAT: Ja kush ndikoi negativisht


Ekonomia shqiptare u ngadalësua sërish në tremujorin e dytë, teksa prodhimi kombëtar u rrit me vetëm 2.31 për qind. Instat shpjegoi se rritja e dobët është rezultat i tkurrjes së dy sektorëve

Sipas INSTAT, përvec energjisë dhe basteve, një tjetër sektor me rënie ka qenë edhe ai i ndërtimit. Ndërsa të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë shënuar rritje të udhëhequra nga turizmi dhe bujqësia

“Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,71 pikë përqindje. aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,41 pikë përqindje”.

Efektet e rënies së prodhimit energjetik dhe mbylljes së basteve në ngadalësimin e ekonomisë pritet të jenë të përkohshme. Por nga krahu I kërkesës ekonomia po përballet me një risk të ri, rënien e investimeve private

Katër vitet e fundit investimet në ekonomi kanë përfituar nga ndërtimi i gazsjellësit tap dhe kaskada e Devollit. Por tashmë këto projekte po shkojnë drejt përfundimit duke krijuar një hendek jo të vogël në kërkesën agregate

Related posts

Mbulojini shenjat e netëve pa gjumë

egla tuka

PD padi për dhunën në protestë, nisin hetimet për Lleshajn

Xhensila Gotanews

Luana drejt suksesit ndërkombëtar, Marina i zbulon sekretin

emanuela
Na Kontaktoni!