HomePolitikë

Ekrem Mustafa, emërohet ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë

Ekrem Mustafa, është Ministri i ri i Punëve të Brendshme në Kosovë. Emërimi i tij u bë sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mustafa zëvendëson në këtë detyrë ish-ministrin e MPB-së, Bejtush Gashi, i cili u shkarkua një ditë më parë nga detyra.

Ekrem Mustafa, me profesion mjek, është nënkryetar i degës së AKR-së në qytetin e Ferizajt. Ai në vitin 2014 ka qenë edhe kandidat për deputet.

Ky dikaster i Qeverisë së Kosovës i takon Aleancës për Kosovë të Re (AKR), parti e cila për një periudhë prej 6 muajsh ka ndërruar tre ministra, duke filluar me Flamur Sefajn, Bejtush Gashin dhe për ta zyrtarizuar në fund Ekrem Mustafën.

 


TË NGJASHME