HomeSport

Eksod te Kukësi, largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm

Nuk kanë të ndalur largimet te Kukësi. Valdet Rama është lojtari i radhës që largohet nga ekipi verilindor, pak kohë para fillimit të sezonit të ri. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, është bërë e ditur largimi i Ramës si dhe arsyeja që çoi në ndërprerjen e kontratës mes palëve.
Në postimin e faqes zyrtare të Kukësit, shkruhet:


“Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .

Edhe pse klubi ishte i gatshem që t’i plotesonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falenderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë!”-thuhet në njoftimin e nënkampionëve. 

Rama bëhet kështu lojtari i radhës që i jep lamtumirën Kukësit, ku vlejnë të përmenden edhe largimet e Reginaldo apo Çyrbja.


TË NGJASHME