Ekspertët e grimit: Guxoni me këtë truk të ri

Trendi i fundit duket se është për guximtaret dhe për vajzat që janë lodhur me ngjyrën e zezë mbi syrin e tyre. Duket se koha e penelit të zi po ikën dhe është momenti për penelin e bardhë. Shumë make-up artistë po eksperimentojnë me këtë trend dhe me sa duket po përhaqet gjerësisht. Kjo tendencë duhet të jetë mjaft verore dhe për më tepër aplikimi i penelit të bardhë do të bëjë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të çelur.


