HomeShowbiz

Ekspertët e shëndetit thonë se koncertet dhe grumbullimet masive të njerëzve mund të shtyhen deri në vitin 2021

Sipas një interviste me New York Times, eksperti i shëndetit Dr. Ezekel Emanuel, i cili punoi në Affordable Care Act, thotë se për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, bizneset e vogla si sallonet e thonjve dhe restorantet mund të rihapen së shpejti, por gjasat që tubimet e mëdha të lejohen janë të pakta për të mos thënë zero.

Dr Emanuel thotë, “Disa lloje ndërtimesh, prodhimesh ose zyrash, në të cilat mund të ruhet distanca prej 2 metrash, janë më të arsyeshme për të filluar më shpejt.” Ai shtoi, “Konferenca me numër të madh njerëzish, koncerte, ngjarje sportive ose kur njerëzit thonë se do ta bëjnë një konferencë pas disa javësh ose për eventin e diplomimit që bëhet në tetor. Unë mendoj se ato gjëra do të jenë të fundit që do të kthehen. Realisht ne po themi se vjeshta e vitit 2021 do të jetë periudha kur këto ngjarje do të fillojnë të bëhen normalisht.”

Emanuel gjithashtu preku ndikimin socio-ekonomik në bashkësi dhe shoqëri në tërësi. “Po, disa nga këto industri të shërbimeve me kalimin e kohës do të kthehen. Por ata janë të pastruar për shumë njerëz që ishin në to”, tha ai. “Dhe kështu unë mendoj se disa pasoja negative si vdekjet nga droga, alkooli, vetëvrasjet, mund të kthehen për të na ndjekur. ”

Doktor Emanuel shtoi gjithashtu se hapat e vegjël siç janë shkolla verore dhe kampe janë hapësira të domosdoshme që do të ndihmojnë për t’i rikthyer fëmijët të integruar nga ana sociale dhe akademike për të shkuar përsëri në shkollë.

Me udhëzime për distancimin shoqëror në mënyrë të vazhdueshme në rritje dhe hulumtime të reja që kanë vërtetuar se koronavirusi është më ngjitës se sa u zbulua më parë, askush nuk mund të thotë me të vërtetë kur apo edhe nëse shoqëria do të kthehet përsëri në normalitet.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME