HomeLajmi i Fundit

Ekspertët hedhin dyshime mbi rrëzimin e avionit ukrainas: U qëllua!

Avioni ukrainas që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Teherani të mërkurën, ku humbën jetën 176 persona, dyshohet se u qëllua me raketa. Sipas “The sun” ekspertët konfirmojë se në të gjithë trupin e avionit duken qartë vrimat e predhave. 

Tragjedia erdhi vetëm disa orë pasi Teherani gjuajti të paktën 15 raketa balistike në dy bazat amerikane në Irak, ndërsa dyshohet se avioni mund të ketë rënë si pasojë e një gabimi të mbrojtjes së Iranit.

4

Ekspertët e aviacionit kanë sugjeruar se një “sulm” do të ishte shpjegimi më i mundshëm për katastrofën.

OPS, një grup i monitorimit të rrezikut të aviacionit tha: “Ne do të rekomandojmë supozimin fillestar se kjo ishte një ngjarje si pasojë  e një goditje, e ngjashme me MH17, deri sa të ketë prova të qarta për të kundërtën”.

MH17 ishte një fluturim i planifikuar i pasagjerëve nga Amsterdam në Kuala Lumpur që u rrëzua në 17 korrik 2014 ndërsa fluturonte mbi Ukrainën lindore. Të gjithë 283 pasagjerë dhe 15 ekuipazh u vranë. Ai humbi kur ishte rreth 50 nga kufiri Ukrainë-Rusi dhe u qëllua  në Donbas, gjatë betejës së Shakhtarsk, në një zonë të kontrolluar nga rebelët pro-rusë.

2
1