HomeSociale

Ekspertët japin alarmin/ Mesdheu po ngrohet me shpejtësi, ka pasoja të rënda

Mesdheu po bëhet gjithmonë e më i ngrohtë dhe pasojat mbi ekosistemin janë të mëdha. Valët e të nxehtit po prekin dhe thellësinë, paralajmerojnë ekspertët, që i shohin me shqetësim pasojat e këtij fenomeni sidomos mbi koralet.

Qendra kombëtarë franceze për kërkimet metereologjike, bashkë me Universitetin e Tuluzës, kanë publikuar në revistën Geophysical Research Letters një studim të thelluar mbi ngrohjen e Mesdheut në 35 vitet e fundit.

Përfundimi ishte se valët e të nxehtit po mbërrijnë deri në 55 metra thellësi, duke rrezikuar jetën nënujorë prej te ashtëquajturit “stresi termik”.

Kërkimi i studiuesve francezë konfirmon atë që ishte treguar edhe në mënyrë shkencore përmes një sërë hulumtimesh se ujrat e deteve tona po ngrohen me një ritëm gjithmonë e më shqetësues.

Që tani, sipas mediave italiane, jemi 1,4 gradë mbi nivelin e epokës paraindustriale, ndërkohë që globi në vetvete shënon një ritje të temperaturave. Rrezik paraqet në këtë situatë edhe rritja e nivelit të detit, e cila nuk përbën thjesht një kërcënim për ambjentin, por edhe për njerëzit, sepse bart mundësinë e përmbytjeve në zonat bregdetare.


TË NGJASHME