HomeTeknologji

Ekspertët tregojnë datën se kur njerëzit do të takojnë alienët

Për vite të tëra është folur rreth alienvë megjithëse njerëzimi nuk është takuar kurrë me ta. Janë bërë shumë filma, dokumentarë e studime rreth tyre, por thuajse asgjë në dritë, ku janë alienët?!

Së fundmi një grup ekspertësh nga Universiteti i Pekinit përmes një studimi kanë zbuluar datën e përafërt se kur raca njerëzore mund të ketë një kontakt me jashtëtokësorët.

Sipas tyre, në rastin më të mirë duhen së paku edhe 2000 vite të tjera, në rastin më pesimist duhen edhe 400.000 vite të tjera.

Në studimin e tyre thuhet:

“Si qenia më inteligjente në Tokë, misteri më i madh që kemi është fakti nëse jemi unikë apo jo. Ka apo nuk ka qytetërime komunikuese në galaksi do të mbetet hipotezë, derisa të kemi kontaktin e pare. Arsyeja pse ne nuk kemi marrë një sinjal mund të jetë se jeta e komunikimit të njeriut nuk ka valë të gjata mjaftueshëm për momentin.”

Ndërkohë studime të dy viteve më parë nga Universiteti i Nottingham ka zbuluar se në galaksi janë 36 qytetërime të tjera jashtëtokësore./ Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME