HomeRajon

Eksperti amerikan: Serbia të njohë kufijtë ekzistues të…

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, deklaroi se ideja e shkëmbimit të territorit në Kosovë është e keqe.

Phillips, drejtori i Programit për Paqe dhe të Drejtat në Institutin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, njëherësh autor i tekstit “Negociatat sekrete do të tradhtojnë Kosovën”, tha për portalin Demostat se disa individë mbështesin ndarjen e Kosovës, ndërsa të tjerët kundërshtojnë korrigjimin e kufirit.

Phillips argumenton se ideja e shkëmbimit të territorit është e keqe, ndër të tjera, pasi nuk nënkupton anëtarësimin automatik të Kosovës në OKB dhe thotë se një plan i tillë nuk do të merrte mbështetjen e Parlamentit të Serbisë.

“Serbisë thjesht i duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve ekzistues. Taksat do të hiqen dhe rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të përshpejtohet, pasi ajo do të përmbushë kriteret në Kapitullin 35”, tha ai.


TË NGJASHME