HomeEkonomi

Eksperti: Zhvlerësimi i euros për shkaqe të brendshme

Ilir Ciko është ekspert i tregtisë ndërkombëtare. Sipas tij, zhvlerësimi i euros ndaj lekut është i lidhur tërësisht me shkaqe të brendshme.

“Nuk ka pasur zhvlerësim të euros në tregjet ndërkombëtare, që të mendonim se po vjen nga jashtë. Ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të rajonit nuk ka pasur forcim të monedhave ndaj euros, çka tregon se shkaqet janë të brendshme”, u shpreh Ilir Ciko.

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga turizmi. Po kështu eksportet dhe investimet e huaja kanë sjellë më shumë valutë në vend. Por Ciko është skeptik nëse këto flukse mjaftojnë për të shpjeguar dobësimin e euros.

“Nuk besoj se kjo lidhet me të ardhurat nga turizmi, pasi jemi para sezonit dhe akoma nuk është paguar për këtë shërbim. Edhe sa i përket investimeve të huaja, nuk shoh ndonjë prurje të madhe, që të sjellë këtë rënie të euros”, tha eksperti Ciko/pamfleti.net/


TË NGJASHME