Aktualitet Lajme Politikë

Ekstradimi i Izet Haxhisë/ Flet për herë të parë Rudina Hajdari

Pak kohë pas ekstradimit nga Turqia të Izet Haxhisë, ish- truprojës së Sali Berishës, i cili është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, flet për herë të parë vajza e këtij të fundit, deputetja demokrate Rudina Hajdari.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në ‘Ora News’, ajo tha se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.

Rudina u pyet nëse ka ndonjë koment për ekstradimin e Izet Haxhisë dhe për këtë pyetje tha se, “Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera”.

Ajo shtoi se dëshira e saj është që Shqipëria të bëhet më mirë, edhe pse mund të ketë shumë dëshira.

“Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait”, tha Rudina/noa.al

Related posts

Zjarr i madh në autostradën Durrës-Kavajë

Klaudia gotanews

Çështja “Babale”, kërkohet ekstradimi i Albert Veliu

Klaudia gotanews

Paskal Milo flet pas takimit me Metën

Mila
Na Kontaktoni!