Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Ekzekutimi mafioz i ish-policit, pse dyshohet atentat i organizuar

Ekzekutimi i ish-policit 26-vjeçar Santjago Malko, në një atentat tipik mafioz mbrëmjen e së martës në Tiranë, mund të ketë qenë i mirorganizuar nga disa persona.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se nisur nga provat e grumbulluara në vendngjarje, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë.

Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t’i ketë prerë rrugën mjetit “BMVV X5” të ish-policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër që u gjet e djegur në fshatin Ferraj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme zjarri automatike.

Ndërsa nga këqyrja e makinës, ka rezultuar që drejtimi i qitjes së armës ka qenë në krahun e majtë të makinës, pra nga krahu i shoferit. Malko ndodhej i vetëm në makinë, duke lëvizur nga rrethrrotullimi pranë “Kinostudios”, në drejtim të kryqëzimit të “Oxhakut”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka shpallur në kërkim policor një person me inicialet D.A., në emër të cilit ka rezultuar një nga makinat e përfshira në ngjarje, megjithëse nuk ka ndonjë provë konkrete në lidhje me autorësinë. Nga ana tjetër, janë shoqëruar 25 persona për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dëshmitarë, por edhe persona, me të cilët ai ka pasur përplasje.

Related posts

Papa Françesku: Kishat të raportojnë abuzimet seksuale

Anxhela news

Ermal Mamaqi poston foto me të bijën

Mila

Zbulohen prapaskenat/ Si vendosi Presidenti anulimin e zgjedhjeve

Mila
Na Kontaktoni!