Ekzekutohet ish-polici në Tiranë (në të njëjtin vend ku i vranë vëllanë)

Një ish-polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë shkollës “At Zef Pllumbi”, në zonën e Tiranës së Re.
Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur Arben Bilali, rreth 50 vjeç.
Arben Bilali ka punuar për shumë vite si punonjës policie tek Komisariati nr.2 dhe me FNSH.
Mësohet se Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010, nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa në vitin 2008 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.
Sipas mediave, autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Edhe pse u transportua në kohë në spital, për shkak të plagëve nuk arriti të mbijetonte.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka ngritur pika të shumta kontrolli.
Historia e familjes Bilali, të cilës në tre dekada i janë vrarë tre pjestarë (vëllezër me njëri-tjetrin) i ngjan një filmi triller.
Arben Bilali i vrarë me armë zjarri këtë të martë në zonën e Selitës kishte humbur më parë edhe dy vëllezërit e tij në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme.
Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës I Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010.
Madje detaji që lidh këtë vrasje me ekzekutimin e Arbenit është se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend, tek vilat e Selitës, aty ku edhe banojnë.