HomeLajme

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi 35-vjeçari

Një shtetas 35-vjeçar është vrarë me kallashnikov, pasi është qëlluar me breshëri teksa ka qenë në një lokal në Lushnje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë.

Ai është identifikuar si shtetasi Besnik Hida.

Ai ka qenë në katin e dytë të një lokali duke pire kafe dhe ka qenë i vetëm në tavolinë. Autorët kane qenë të maskuar, njëri i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas dëshmive të para nga vendi i ngjarjes, ai është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.

Lokali ku u ekzekutua
Lokali ku u ekzekutua

Ndërkohë që më pas, thuhet se ata janë larguar më shpejtësi me një automjet.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ishte i njohur në zonë pasi kishte një pikë që grumbullonte makinat e përdorura.

NJOFTIMI 

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Nga tëdhënat e para mësohet se Besnik Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu. Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si ish kapoja i bandës së Lushnjes. Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.


TË NGJASHME