HomeLajmi i Fundit

Ekzekutohet shqiptari brenda rezidencës në Spanjë/ Agresorët të veshur si policë

Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili është ekzekutuar ditën e sotme në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Spanjës.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e sotëm, rreth orës 5:00, ku raportohet se rojet ishin marrë peng nga disa burra atentatorë, të cilë më vonë mbërritën në shtëpinë e shqiptarit.

Prokurori Walter Jaramillo, tha se vrasësit ishin veshur si policë, dhe shtoi se viktima mori së paku gjashtë të shtëna pushke.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari i ndjerë kishte një të shkuar kriminale, pasi deri vitin e kaluar kishte qënë në burg dhe gjithashtu dyshohej se ai kishte shkaktuar vdekjen e një shqiptari tjetër në 2018-tën.

Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera mbi ngjarjen, të tilla si shkaqet apo identitetin e agresorëve dhe lidhjen e tyre me viktimën.