HomeSociale

Elbasan/ 25-vjeçarja ndërron jetë pasi lindi fëmijën e parë

25-vjeçarja lind fëmijën e parë, ndërron jetë pas arrestit kardiak. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Elbasan.

Një 25-vjeçare ka ndërruar pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se e reja ka lindur me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak. 

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë. 

Nga pamjet që sjell korrespondenti i Report Tv në Elbasan, situata është mjaft e rëndë. Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. 


TË NGJASHME