HomeSociale

Elbasan, arrestohet 22-vjeçari me armë me vete

Është arrestuar  në një prej lokaleve të qytetin të Elbasanit, një 22 vjeçar pasi qarkullonte i lirë me armë.

22-vjeçarit në momentin e arrestimin përveç armës pa leje, i janë gjetur dhe 11 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga 22  vjeçarin, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët  se në lagjen “Luigj Gurakuqi” , një person  mund të kishte me vete  armë zjarri.

Falë reagimit të shpejtë dhe  një pune të mirëorganizuar,  Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : D.S., 22 vjeç,p banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me  11 fishekë, të cil?n e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç,  banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pran? Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Policia e Elbasanit  falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë  të policisë.

 


TË NGJASHME