HomeLajmi i Fundit

Elbasan, biznesmenit të ndërtimit i djegin makinën për herë të dytë

Një makinë që ishte parkuar në hyrjen e një pallatiqytetin e Elbasanit është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.

Automjeti është në pronësibiznesmenit me iniciale E. Zh., i cili zotëron një firmë ndërtimi në qytet.

Mësohet gjithashtu se biznesmeni në fjalë është bashkëpronar në një resort me vëllain e tij.

Rezulton se kjo është hera e dytë që i djegin makinën këtij biznesmeni.

Ka qenë vetë biznesmeni që e ka konstatuar makinën e djegur në mëngjes, teksa e kishte lënë të parkuar gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen “Aqif Pasha”.

“Fuoristrada tip Benz me targë AA 009 P.V shtë djegur plotësisht nga zjarri”, njofton policia.

Uniformat Blu kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të shkuar drejt autorëve të dyshuar.