HomeLajmi i Fundit

Elbasan/ Makina përplas dy këmbësorë, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë, ku një makinë ka përplasur një burrë dhe një grua, teksa po kalonin afër rrugës.

Njëri nga të plagosurit mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që është bërë shoqërimi në polici i drejtuesit të automjetit.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e të plagosurve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.