HomePolitikë

Elbasan: Përfundon takimi, ndahen drejtuesit politikë për çdo qark, largohet Dako

Pas përfundimit të takimit në Elbasan, kanë dalë edhe detajet e reja.

Mësohet se drejtuesi politik i qarkut Durrës, Vangjush Dako, është larguar nga ky post dhe se qarku në fjalë do të drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu Safet Gjici do të drejtojë qarkun Kukës, ndërsa Ilir Beqaj atë të Shkodrës.

Tirana do të ndahet mes Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Sa i përket Asamblesë, PS ka vendosur që ajo të mblidhet në 4 shtator. Ndërkohë që në Lezhë PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla.

Grupi parlamentar i PS mbajti një mbledhje sot rreth 90 minuta në Elbasan ku Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve të 2021.

Emrat si më poshtë:

Kukës-Safet Gjici

Shkodër – Ilir Beqaj

Lezhë-Lindita Nikolla

Tiranë, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali / Kryetari Ervini Bushati

Durrës përkohësisht Edi Rama.

Dibër-Olta Xhaçka

Elbasan- Taulant Balla

Korçë- Niko Peleshi

Fier-Gramoz Ruçi

Vlorë-Damian Gjiknuri

Gjirokastër- Bledi Çuçi


TË NGJASHME