HomeLajmi i Fundit

Elbasan/ Pse u arrestuan 4 të rinjtë

Katër djem të rinj ranë në prangat e Policisë në Peqin në kuadër të një operacioni policor të koduar “Progër”. Operacioni nga seksioni për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Komisariatit Peqin, sekuestroi rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.

Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.