HomeSociale

Elbasan/ Rama dhe Basha “bashkë” për Ditën e Verës

Prej mbrëmjes së djeshme qeveria e drejtuar nga Edi Rama, por edhe deputetët e anëtarë të Kryesisë së PS ndodhen në Elbasan, ku kanë zhvilluar një mbledhje pune për të diskutuar mbi krizën politike dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Paraditen e sotme, Rama dhe të vetët pritet të marrin pjesë në aktivitetet kushtuar “Ditës së Verës”, organizuar nga Bashkia e Elbasanit.

Por nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur sot të ndalet në Elbasan, jo për protestë por për të bërë thirrje për mbështetje në protestën e 16 marsit dhe për festuar me qytetarët e Elbasanit.

Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet. Por pavarësisht shmangies disi të politikës, “beteja” Rama-Basha në arenën e Elbasanit do të jetë vërtet interesante.


TË NGJASHME