HomeSociale

Elbasan, sekuestrohet mish, peshk e miell i paçertifikuar

Gjatë kësaj jave në Elbasan, DRAKU ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe çertifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa çertifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me çertifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.
Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected]


TË NGJASHME