HomeLajmi i Fundit

Elbasan, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë mesnatës. Mësohet se një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu aksidentalisht nga shokët e tij, teksa kishin dalë për gjah.

Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin.