HomeSociale

Elbasan, tentoi të grabiste makinën, arrestohet 36-vjeçari

Shtetasi me iniciale O. B, banues në lagjen  “Shënkoll” të Elbasanit  është kapur teksa tentonte të grabiste një automjet në qytetin e Elbasanit.

36-vjeçari mendohet të jetë edhe autor i grabitjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Par? Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e ngelur në tentativë”.

 Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë.

Arrestohet në flagrancë 36 vjeçari i cili tentoi të vidhte një automjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• O.B., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në datë 17.12.2018 , në lagjen “28 Nentori” Elbasan, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit R.K..

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Qytetin e Elbasanit dhe konkretisht:

• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“5 Maji ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit A.T.,

• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“28 Nëntori ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.K..

• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen “Partizani ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit L.D.,

• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“Aqif Pasha ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetases I.M.


TË NGJASHME