HomeLajmi i Fundit

Elbasan, vetëvritet në qeli 25-vjeçari

Një i burgosur dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Elbasanit, ku qëndronte në paraburgim.

Bledar Doda, 25 vjeç sipas mjekëve ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Elbasanit. Nga dyshimet e para mendohet që i riu të jetë vetëvarurqeli. Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet dhe janë marrë në pyetje gardianët e burgut.

Doda ishte banues në Bulqizë dhe ishte akuzuar për përndjekjen e një vajze të re.