HomeSociale

Elbasan, zbulohet një tjetër trup i pajetë

Një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në rrjedhën e lumit Shkumbinqarkun e Elbasanit.

Mësohet se trupi ka dalë nga rrjedha e lumit në zonën e fshatin Muriqan të Elbasanit.

Ende nuk dihet identiteti i personit i gjetur pa jetë. Policia është në vendin e ngjarjes për të identifikuar trupi e pajetë.

Mësohet se kufoma është dërguar në morgun e spitalit “Xhaferr Kongoli, ku do të realizohet identifikimi dhe zbulimi i shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Më herët një trup i dekompozuar pa jetë është zbuluar në qytetin e Durrësit.


TË NGJASHME